Momenti kur militantët e Hamasit nën kërcënimin e armës rrëmbejnë izraelitin 10-vjeçar

Azia

Momenti kur militantët e Hamasit nën kërcënimin e armës rrëmbejnë izraelitin 10-vjeçar

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq një djalë 10-vjeç nga Izraeli, që rrëmbehet nga militantët e Hamasit, në ditën kur ata filluan sulmin e befasishëm mbi qytetet izraelite.

Pamjet rrëqethëse shfaqin të riun që tërhiqet zvarrë në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, ku nën kërcënimin e armës u rrëmbyer së bashku me 150 tjerë.

Erez Kalderon që ishte në shtëpinë e tij në Nir Oz në jug të Izraelit, ishte rrëmbyer nga militantët e Hamasit që u shfaqen në lagjen e tij të armatosur deri në dhëmbë.

E babai i tij Offer dhe motra Sahar, 16-vjeçe, gjithashtu janë rrëmbyer nga Hamasi që sulmuan nga toka, ajri dhe deti.

Njëri nga burrat që e rrëmbeu mbante në dorë një pushkë automatike dhe që i kishte duart e mbuluara me gjak – me gjasë të izraelitëve që i kishte vrarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat