Presidentja e Kryqit të Kuq takohet me liderin e Hamasit në Katar

Azia

Presidentja e Kryqit të Kuq takohet me liderin e Hamasit në Katar

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 00:47
Mirjana Spoljariq

Presidentja i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar udhëtoi në Katar të hënën për t’u takuar me udhëheqësin e grupit palestinez Hamas për të “përparuar çështjet humanitare” që lidhen me konfliktin e grupit me Izraelin, tha organi me bazë në Gjenevë në një deklaratë.

Presidentja Mirjana Spoljariq u takua me Ismail Haniyeh, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), dhe gjithashtu u takua veçmas me autoritetet e Katarit të cilat po veprojnë si ndërmjetës në konflikt.

Me të gjitha palët në konflikt të përfshira ishte diskutuar për të përmirësuar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat