Në Kinë po shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje respiratore, thonë se kanë nevojë për më shumë klinika

Azia

Në Kinë po shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje respiratore, thonë se kanë nevojë për më shumë klinika

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kinës u bëri thirrje sot autoriteteve lokale që të rrisin numrin e klinikave të sëmundjeve infektive, për shkak të rritjes së sëmundjeve respiratorë në sezonin e parë që kur Pekini lehtësoi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19.

Rritja shkaktoi shqetësim në mbarë botën javën e kaluar kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Kinës për më shumë informacion, duke cituar një raport të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët nga Programi i Mbikëqyrjes së Sëmundjeve në zhvillim.

Autoritetet kineze dhe OBSH janë akuzuar se nuk janë mjaft transparentë në zbulimin dhe raportimin e rasteve të Covid-19 në fazat shumë të hershme të pandemisë, që shpërtheu në qytetin qendror kinez të Wuhan në fund të vitit 2019.

OBSH tha të premten se asnjë patogjen i ri ose i pazakontë nuk është gjetur në valën e fundit të sëmundjeve respiratorë.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Mi Feng, tha sot se vala e sëmundjeve akute respiratorë lidhet me qarkullimin e njëkohshëm të disa llojeve patogjene, ndër të cilët më i spikaturi është gripi.

“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur numrin e klinikave përkatëse, zgjatjen e orarit të punës dhe garantimin e furnizimit me barna”, tha Mi në një konferencë për shtyp.

“Është e nevojshme të parandalohet epidemia, domethënë të kontrollohet në vendet kyçe me një numër të madh njerëzish, si shkollat, institucionet e fëmijëve dhe shtëpitë e të moshuarve dhe të reduktohet fluksi i njerëzve dhe vizitave”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat