Udhëheqësi i Hezbollahut: Bombardimi ndaj Izraelit do të ndalet vetëm kur të përfundojë sulmi në Rripin e Gazës

Azia

Udhëheqësi i Hezbollahut: Bombardimi ndaj Izraelit do të ndalet vetëm kur të përfundojë sulmi në Rripin e Gazës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Kreu i Hezbollahut të Libanit, Hasan Nasrallah ka deklaruar se bombardimi ndërkufitar i Izraelit nga grupi militant do të përfundojë vetëm kur të ndalet ‘ofensiva’ e Izraelit në Rripin e Gazës.

Sipas tij përpjekjet e deritanishme për të një sjellë një pauzë të armiqësisë ka dështuar përgjatë kufirit libanez dhe se i vetmi që përfiton është Izraeli.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në kufirin jugor të Libanit në mbështetje të aleatit të saj palestinez Hamas, i cili nisi një sulm ndërkufitar nga Rripi i Gazës në Izrael më 7 tetor që shkaktoi granatime të rënda izraelite nga toka ajrit dhe detit.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë dhe vendeve të tjera kanë udhëtuar në Liban javët e fundit në një përpjekje për të ulur tensionet në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat