UNICEF: Miliona fëmijë irakianë përballen me rreziqe serioze

Azia

UNICEF: Miliona fëmijë irakianë përballen me rreziqe serioze

Më: 30 qershor 2016 Në ora: 14:15
Ilustrim

Kombet e Bashkuara thonë se 3.6 milionë fëmijë në Irak po përballen me “rreziqe serioze” ndërsa ka bërë thirrje për mbrojtjen e tyre.

Në një raport të ri të publikuar sot, Fondi i OKB-së për fëmijët ka thënë se numri i fëmijëve në Irak që përballen me rrezik serioz të vrasjes apo abuzimit gjatë luftimeve është rritur me 1.3 milionë fëmijë viktima më shumë gjatë 18 mujave të fundit.

Në mesin e rreziqeve me të cilat ata përballen, sipas UNICEF, janë vrasja, plagosja, dhuna seksuale, pengmarrja dhe rekrutimi nga grupet e armatosura.

UNICEF e ka përshkruar Irakin si një nga “vendet më të rrezikshme në botë për fëmijët”.

Raporti thotë se okupimi i vitit 2014 i pjesëve të mëdha të territorit të Irakut nga grupi militant, Shteti Islamik dhe operacionet ushtarake për çlirimin e këtyre territoreve kanë pasur “ndikim katastrofal” duke bërë që rreth 4.7 mlionë fëmijë irakianë të kenë nevojë për ndihmë humanitare.

Në raport thuhet se fëmijët gjithashtu kanë nevojë për trajtime adekuate shëndetësore, ata përballen me shërbime të dobëta publike dhe gjendjen e mjerueshme të arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat