82 të vdekur pas një sulmi ajror në Jemen

Azia

82 të vdekur pas një sulmi ajror në Jemen

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 19:41
Ilustrim

Një sulm ajror i kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka goditur një sallë funeralesh në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke lënë të vdekur 82 persona.

Më shumë se 500 persona janë lënduar, ka deklaruar qeveria e udhëhequr nga rebelët Houthi.

Këta të fundit janë në luftë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është e mbështetur nga një aleance ushtarake e udhëhequr nga Arabia.

Qindra gjymtyrë të trupave janë gjetur brenda dhe jashtë sallës ku ka ndodhur sulmi.

Njëri nga të mbijetuarit ka përshkruar këto skena si një lum me gjak.

Koalicioni ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat