Kina miraton ligjin e ri për ndotësit e mjedisit

Azia

Kina miraton ligjin e ri për ndotësit e mjedisit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 19:36
Ajri i ndotur në Kinë

Kina, emetuesi i parë në botë i gazit me efekt serrë miratoi dje një ligj të ri që takson ndotësit e mjedisit, ndërsa CO2 do të vijojë t’i shpëtojë sistemit të taksave.

“Ligji për taksën mjedisore, që shënjestron sipërmarrjet dhe institucionet u votua nga Komiteti i Përhershëm i Parlamentit kinez disa ditë pas një vale të ndotjes së atmosferës që shpalli në një pjesë të veriut të Kinës emergjencën e alarmit të kuq për gjashtë ditë. Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2018”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve “Hsinhua”.

“Ligji përcakton një çmim prej 1,2 juan (0,16 euro) për çdo njësi të emetimit të elementëve ndotës, për shembull 950 gramë të dioksidit të squfurit”, saktëson agjencia e lajmeve. Por CO2, elementi kryesor i gazit me efekt serrë përgjegjës për ngrohjen klimatike, nuk figuron në listën e ndotësve të sipërpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat