Vriten 10 policë egjiptianë në një sulm të IS-it

Azia

Vriten 10 policë egjiptianë në një sulm të IS-it

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:00
Ilustrim

Së paku 10 policë egjiptianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, sot në një sulm, që thuhet të jetë kryer nga grupi militant ekstremist, Shteti Islamik, ndaj një kordoni të sigurisë policore në gadishullin e Sinait.

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se sulmuesit kishin shpërthyer një pajisje të improvizuar të eksplozivit dhe kishin shkatërruar disa makina të blinduara.

Kur beteja me armë ka shpërthyer, agresorët kanë sulmuar punonjësit e ndihmës së shpejtë, duke plagosur katër prej tyre.

Në një deklaratë të postuar në agjencinë e lajmeve Amaq, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ka ndodhur në pjesën jugore të gadishullit të Sinait, që është në kufi me Rripin e Gazës.

Që nga viti 2013, ushtarë të ISIS-it kanë vrarë qindra ushtarë dhe policë në këtë rajon, kur ushtria rrëzoi presidentin ilsamik, Muhammad Morsi, pas një proteste masive kundër sundimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat