Droni amerikan vret 14 terrorist të ISIS-it në Afganistan

Azia

Droni amerikan vret 14 terrorist të ISIS-it në Afganistan

Nga: Arben Sylejmani Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:02
Zyrtarët afganë të sigurisë pranë zonës ku thuhet se droni amerikanë ka vrarë militantët e ISIS-it

Një dronë i ushtrisë amerikanë na vrarë 14 militantë të Shtetit Islamik, raporton the Guardina, përcjell “Bota sot”.

Sulmi u zhvillua në një zonë të largët të provincës lindore Kunar të Afganistanit.

Abdul Ghani Musamim, një zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se droni kishte në shënjestër një takim të komandantëve të ISIS-it, të cilët po planifikonin një sulm terrorist.

Qeveria nuk ka kontroll mbi zonën ku një filiale e ISIS-it në Afganistanit ka arritur të krijojë një kontrollë.

Prania e Shtetit Islamik është rritur në vend gjatë viteve të fundit, dhe SHBA-të vlerëson se ka rreth 600 deri në 800 luftëtarë të ISIS-it në Afganistan, kryesisht në Nangarhar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat