Gjenden 65 trupa të civilëve të vrarë nga IS

Azia

Gjenden 65 trupa të civilëve të vrarë nga IS

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:46
ilustrim

Aktivistët sirianë po raportojnë se së paku 65 trupa civilë janë gjetur në një qytet qendror, të rimarrë nga forcat qeveritare siriane nga militantët ekstremistë të Shtetit Islamik.

Shumica e viktimave besohet se janë vrarë nga IS-is.

Vëzhgues sirianë për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, thotë se numri i të vrarëve në provincën qendrore Homs, mund të jetë më i madh.

Sipas vëzhguesve, shumica e të vdekurve u vranë gjatë luftimeve tre-javore të grupit militant.

Trupat siriane dhe luftëtarët aleatë kanë rimarrë kontrollin e qytetit të shtunën.

Militantët ekstremistë të Shtetit Islamik në Siri, kanë pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat