Presidenti afgan rishikon marrëdhëniet bilaterale me Indinë

Azia

Presidenti afgan rishikon marrëdhëniet bilaterale me Indinë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 17:22
Presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë takimit të tyre në Nju Delhi

Kryeministri afgan, Ashraf Ghani, është takuar me liderët indianë, në Nju Delhi, për të rishikuar marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, sigurinë rajonale si dhe luftën kundër terrorizmit.

Zyra e Ghanit, ka njoftuar se në takimin me presidentin indian, Ram Nath Kovind, kryeministrin Narendra Mondi, dhe ministrin e Jashtëm, Sushma Swaraj, në mes tjerash kanë diskutuar edhe për tregti, tranzicion dhe investime.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Raveesh Kumar, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Ghani ka shprehur “ vendosmëri për të zgjidhur kërcënimin nga terrorizmi”.

Kumar ka thënë se dy liderët kanë diskutuar tutje “objektivën e përbashkët për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan”, ku qeveria e mbështetur nga perëndimi po lufton kryengritësit, që nga zhvendosja e trupave të NATO-s në vitin 2014-të.

Vizita e Ghanit erdhi një ditë pasi ai u takua në Afganistan me sekretarin e shtetit amerikan, Rex Tillerson, ku biseduan rreth qasjes rajonale në luftimin e terrorizmit në Azinë jugore.

Kabuli dhe Nju Delhi, për një kohë të gjatë kanë akuzuar Pakistanin se po mbështetë militanët të cilët kishin sulmuar vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat