Afganistan: Ditë Zie pas sulmit masiv vetëvrasës - Bota Sot
Afganistan: Ditë Zie pas sulmit masiv vetëvrasës

Azia

E diel, 18 nëntor 2018

Afganistan: Ditë Zie pas sulmit masiv vetëvrasës

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:30
Forcat e sigurisë duke e kontrolluar vendin e sulmit vdekjeprurës vetëvrasës dje në kryeqytetin Kabul

Qeveria e Afganistanit ka shpallur Ditë Zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë më se 100 vetë.

Përgjegjësinë për këtë sulm në kryeqytetin Kabul e kanë marrë militantët talibanë.

Ministri i brendshëm afgan, Wais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arrritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë.

Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 95 vetë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për “aksion të vendosur” nga të gjitha vendet kundër talibanëve dhe infrastrukturës terroriste, në të cilën mbështeten ata.

“Mizoria e telibanëve nuk do të mbizotëroj”, tha Trump.

Ai mëtutje ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar se Afganistani është i lirë nga terroristët, të cilët do t’i sulmonin amerikanët, aleatët tanë dhe çdokend që nuk pajtohet me ideologjinë e tyre djallëzore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test