Veriore e quan Presidentin Trump “arrogant”

Azia

Veriore e quan Presidentin Trump “arrogant”

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 23:19
Kim Jong

Koreja Veriore ka “dënuar” fjalimin e Presidentit Donald Trump në Unionin e Shtetit, duke e quajtur atë si “lartësia e arrogancës së stilit Trump” dhe duke premtuar se aftësitë bërthamore të regjimit do të pengojnë presidentin që të tregojë forcën në gadishullin Korean.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Phenianit i është rikthyer polemikave me Trump gjatë një interviste të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve qëndrore.

Zyrtari ka kundërshtuar pretendimin e presidentit Trump që tha se në lidhje me Korenë Veriore “është arritur sukses gjatë vitit të kaluar”.

“Kjo është lartësia e arrogancës dhe vetëkënaqësisë”, tha ai.

“E gjithë bota është thellësisht e shqetësuar, duke parë si Trump po shkakton një katasrofë me ‘Amerika e para’ dhe duke detyruar të tjerët që të shohin interesin e tij shovenist”, tha ai.

Zyrtari i ministrisë së jashtme tha se “aftësia e mbrojtjes së pavarësisë së Koresë Veriore me forcën bërthamore si bosht të saj, do të pengojë Trumpin për të treguar fuqinë e tij në Gadishullin Korean”.

Në fjalimin e tij, Trump tha se “ndjekja e pakujdesshme e raketave bërthamore të Koresë Veriore mund të kërcënojë SHBA-të në të ardhmen e afërt”.

“Asnjë regjim nuk i ka shtypur qytetarët e vet më brutalisht dhe më mizorisht se diktatura në Korenë Veriore”, tha Trump në fjalimin e tij.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur ndjeshëm pasi regjimi testoi disa raketa balistike gjatë vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat