Afro 20 mijë afganë të zhvendosur vetëm këtë vit

Azia

Afro 20 mijë afganë të zhvendosur vetëm këtë vit

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Konflikti i vazhdueshëm në Afganistan ka detyruar gati 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i vitit 2018, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.

Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 18,500 njerëz janë zhvendosur në janar dhe shkurt.

Kjo është një mesatare prej 385 personash të zhvendosur në ditë, thuhet në raport.

Zhvendosjet e detyruara u raportuan nga pothuajse të gjitha pjesët e Afganistanit, por shumica u bënë nga rajonet lindore dhe perëndimore të vendit, tha OKB-ja.

Vitin e kaluar, 460,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Afganistan për shkak të konfliktit, ndërsa numri i zhvendosjeve në vitin 2016 arriti në më shumë se 660,600.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat