Kina ndalon shkronjën ‘N’, arsyeja qesharake

Azia

Kina ndalon shkronjën ‘N’, arsyeja qesharake

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:06
Shkronja ''N''

Makineria propagandistike e Kinës bllokoi shkronjën “N” për të penguar mesa duket kritikat që do i bëheshin online presidentit të vendit, Xi Jinping.

Vendimi vjen pasi Partia Komuniste hoqi kufizimet e mandatit për presidentin Xi, duke i hapur rrugën për të sunduar Kinën për gjithë jetën.

Në gjuhën kineze, shkronja “N” mund të përdoret për të nënkuptuar një person që e bën shpesh diçka.

Ndalimi i përkohshëm u hoq të hënën.

Përveç kësaj, në rrjetet sociale janë ndaluar shprehje të tilla si “perandori im”, “trashëgimtar i fronit”, “kundërshtoj”, “për gjithë jetën” dhe “Winnie Pooh”.

Kjo e fundit për shkak se ariu vizatimor krahasohet shpesh me presidentin Xi.
Vendi është shokuar pas vendimit për heqjen e kufizimit prej dy mandatesh për presidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat