Khamenei: Armiqtë e huaj financojnë protestat kundër hixhabit - Bota Sot
Khamenei: Armiqtë e huaj financojnë protestat kundër hixhabit

Azia

Khamenei: Armiqtë e huaj financojnë protestat kundër hixhabit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:08
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, akuzoi armiqtë "e huaj" për financimin e protestave kundër hixhabit të detyrueshëm.

"Për rrjedhojë, disa vajza këtu u mashtruan dhe i hoqën shamitë", tha Khamenei, duke minimizuar rëndësinë e protestave dhe duke i cilësuar ato si një "çështje e vogël".

Khamenei tha se disa gazetarë, intelektualë dhe klerikë të Iranit mund të jenë duke ndjekur "pa dijeninë e tyre, rrugën e armikut".

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë arrestuar 29 gra javëve të fundit, të cilat kanë hequr shamitë nga koka, si pjesë e fushatës kundër kodit të detyrueshëm të veshjes në Iran.

Kodi i veshjes, i cili kërkon nga gratë të mbulojnë flokët dhe trupin në publik, është bërë i detyrueshëm pas revolucionit të vitit 1979, i cili ka dhënë fund sundimit kryesisht laik të shahut.

Gratë që sfidojnë rregullat përballen me gjoba dhe burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test