Një stuhi e fortë më rërë që e barte me veti të ashtuquajturin murin e rërës, ka goditur zonën Aksai Kazak të Kinës.
I tërë rajoni është mbuluar me rërë, ndërsa lartësi e ‘murit’ shkonte në disa dhjetëra metra lartësi
Ngjarja ka ndodhur në provincën Gansu të Kinës, ndërsa u përsërit disa herë me radhë.
Në afërsi të kufirit me Kazakistanin u paraqit një mur i vërtetë rëre. Për 10 minuta e tërë zona u mbulua me rërë ndërsa shikimi ishte më pak se 10 metra.
Autoritetet i tërhoqën vërejtjen banorëve të mbyllnin të gjitha dyert e dritaret, dhe kur të dalin jashtë patjetër të bartin maskën përkatëse.