Talibanët kundërshtojnë deklaratat e gjeneralit amerikan rreth bisedimeve për paqe - Bota Sot
Talibanët kundërshtojnë deklaratat e gjeneralit amerikan rreth bisedimeve për paqe

Azia

E diel, 21 tetor 2018

Talibanët kundërshtojnë deklaratat e gjeneralit amerikan rreth bisedimeve për paqe

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 09:50
Talibanët afganë.

Talibanët kanë thënë se “kundërshtojnë në mënyrë kategorike”, një deklaratë të komandatit amerikan, John Nicholson në Afganistan për dialog në mes të Qeverisë së Kabulit dhe kryengritësve, transmeton AP.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë përmes një deklarate se deklaratat e Nicholsonit kanë qenë “pretendime të pabaza”.

Nicholson ka thënë të mërkurën se “liderë talibanë të nivelit të mesëm dhe të lartë”, janë “duke u angazhuar me afganët”, duke shtuar se në këtë proces janë të përfshirë, organizata ndërkombëtare, qeveri të huaja dhe palë tjera të interestuara.

Mujahid ka thënë se “Gjenerali amerikan, Nicholson është duke bërë deklarata të fabrikuara për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij dhe të mbajë mediat e Uashingtonit të zëna me pretendime të rreme, në vend që të pasqyrohet strategjia e dështur e presidentit Trump”, në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test