Protestat bindin mbreti e Jordanisë për të urdhëruar rishikimin e ligjit për taksa - Bota Sot
Protestat bindin mbreti e Jordanisë për të urdhëruar rishikimin e ligjit për taksa

Azia

E martë, 20 nëntor 2018

Protestat bindin mbreti e Jordanisë për të urdhëruar rishikimin e ligjit për taksa

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 21:47
Protestat në Jordani janë ndër më të mëdha që u mbajtën ndër vite.

Mbreti i Jordanisë Abdullah ka urdhëruar kryeministrin e ri të vendit që të kryejë një rishikim të një ligji të ri të taksave që u bë shkas I një proteste masive në Jordani.

Ministri i arsimit dhe ish-ekonomisti i Bankës Botërore, Omar al-Razzaz ka zëvendësuar ish-kryeministrin Hani Mulki, i cili dha dorëheqjen të hënën.

Protestat në Jordani janë ndër më të mëdha që u mbajtën ndër vite.

Protestuesit kërkonin që të rishikohet një projektligj I ri për taksat shtetërore i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e që sipas tyre do të të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.

Ish kryeministri ka refuzuar të heqë propozimet, të cilat përfshijnë taksat më të larta dhe masat shtrënguese.

Por mbreti Abdullah tha se kabineti "duhet të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit tatimor" për të shmangur "taksat e padrejta që nuk arrijnë drejtësinë dhe ekuilibrin midis të ardhurave të të varfërve dhe të pasurit ", raporton BBC.

Një mbrëmje më parë monarku paralajmëroi se Jordania rrezikoi të hyjë në "të panjohurën" nëse nuk arriti të gjejë një rrugëdalje nga kriza aktuale.

Protestuesit u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit për pesë netë rresht pasi kryeministri Mulki njoftoi se po largohej. Policia ka thënë më parë se dhjetëra njerëz janë arrestuar dhe janë dëmtuar mbi 40 pjesëtarë të forcave ë sigurisë gjatë protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test