Tajlandë, nxirren 8 djem nga shpella. Mbeten ende 4 dhe trajneri - Bota Sot
Tajlandë, nxirren 8 djem nga shpella. Mbeten ende 4 dhe trajneri

Azia

E hënë, 19 nëntor 2018

Tajlandë, nxirren 8 djem nga shpella. Mbeten ende 4 dhe trajneri

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:50
Zhytësit kanë arritur t’i nxjerrin ata shëndosh e mirë nga vendi ku qëndruan për 13 ditë.

(E plotësuar) - Zhytësit profesionistë kanë mundur të nxjerrin edhe 4 djem të tjerë nga shpella e përmbytur në veri të Tajlandës, në ditën e dytë të një operacioni tejet kompeks.

Marinsat tajlandezë, të cilët udhëheqin operacionin, konfirmojnë se deri më tani janë nxjerrë 8 djem, nga 12 të tillë që ishin bllokuar prej dy javësh, ndërsa trajneri i tyre mbetet ende brenda shpellës.

Grupi i sportistëve të vegjël u bllokua në shpellë më 23 qershor, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje, por për fat të mirë ata u gjetën gjallë javën e kaluar nga zhytësit.

Katër djemtë e parë u nxorën të dielën, por misioni u desh të ndërpritej përgjatë natës, në mënyrë që të zëvendësoheshin ose të rifurnizoheshin me oksigjen bombolat.

Përpara konfirmimit të kësaj të hëne, se ishin shpëtuar edhe 4 djem të tjerë, mjete ajrore të shëndetësisë u panë të largoheshin nga vendndodhja e shpellës, ndërsa ambulancat që shoqëronin ata u panë të mbërrinin në qytezën më të afërt të Chiang Rait.

Zhytësit vendosën të vijonin më tej me operacionin për të nxjerrë në sipërfaqe edhe pjesën tjetër të grupit, mes frikës se me ardhjen e sezonit të reshjeve, niveli i ujërave që ka përmbytur shpellën do të mund të rritet sërish.

Shpëtohen pothuajse të gjithë fëmijët nga shpella

Pothuajse të gjithë fëmijët janë nxjerrë nga shpella në Tajlandë

Zhytësit kanë arritur t’i nxjerrin ata shëndosh e mirë nga vendi ku qëndruan për 13 ditë.

I gjithë aksioni po përcillet live nga mediat e huaja.

Van Karaxhiç, një zhytës me shumë eksperiencë nga Danimarka, i cili mori pjesë në operacionin e shpëtimit të fëmijëve të nxjerrë tashmë nga shpella rrëfen se ata ishin të droguar në mënyrë që të mos pësonin panik.

"Atyre iu kishin dhënë substanca droguese në mënyrë që të mos bënin panik. Nuk ishin totalisht të pavetëdijshëm, por kur i pyesje ata nuk përgjigjeshin", shprehet ai për mediat daneze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test