Mbahen zgjedhjet e para lokale në Siri, që nga viti 2011

Azia

Mbahen zgjedhjet e para lokale në Siri, që nga viti 2011

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:24
Qendrat e votimit u hapën sot në rajonet e Sirisë

Qendrat e votimit u hapën sot në rajonet e Sirisë nën drejtimin e regjimit të Bachar al-Assad, këto janë zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Sana”.

Zgjedhësit kanë të drejtë të shprehin verdiktin e tyre me votë nga ora 07:00 e mëngjesit sipas orës lokale  (04:00 GMT) deri në 19:00 (16H00 GMT) për këshilltarët bashkiakë në këtë shtet, ende në gjendje lufte.

Agjencia e lajmeve njoftoi se më shumë se 40 000 kandidatë janë në garë për 18.478 vende në të gjitha provincat.

Televizioni shtetëror sirian paraqet pamje të zgjedhësve duke votuar në qendrat e votimit pranë Damaskut dhe në qytetet bregdetare të Latakies dhe Tartusit, të njohura tradicionalisht si bastione të presidentit Assad.

Pas më shumë se shtatë vite luftë të përgjakshme dhe në sajë të ndihmës së aleatit rus, i cili e ka mbështetur ushtarakisht duke i qëndruar në krah, regjimi sirian kontrollon tashmë gati dy të tretat e vendit, megjithëse luftimet vazhdojnë në disa rajone. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat