Kinë, rritet numri i rasteve me HIV

Azia

Kinë, rritet numri i rasteve me HIV

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Kina ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve që janë prekur nga HIV dhe Aids për 14%.

Më shumë se 820,000 persona janë të prekur në këtë vend, kanë deklaruar zyrtarët shëndetësorë.

Rreth 40,000 raste të reja janë raportuar vetëm gjatë çerekut të dytë të 2018-ës.

Shumica e rasteve të reja janë transmetuar përmes marrëdhënieve seksuale, duke shënuar një ndryshim nga e kaluara. Tradicionalisht, HIV ishte shpërndarë me shpejtësi në disa regjione të Kinës si rezultat i transfuzioneve të gjakut të infektuar.

Megjithatë numri i personave që janë prekur nga kjo sëmundje në këtë mënyrë është pothuajse zero, megjithatë numri i përgjithshëm i personave që janë duke jetuar me HIV dhe Aids është në rritje nga viti në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat