Irani akuzon Izraelin për përpjekje për sulme kibernetike - Bota Sot
Irani akuzon Izraelin për përpjekje për sulme kibernetike

Azia

Irani akuzon Izraelin për përpjekje për sulme kibernetike

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Irani e akuzoi Izraelin për përpjekje për sulm kibernetik kundër sistemeve të tij të komunikimit.

Ministri i Informimit, Mohammad Javad Azari Jahromi, i bëri këto akuza përmes një postimi në Twitter.

Jahromi tha se sulmi kibernetik u pengua për shkak të "vigjilencës së ekipeve teknike" në Iran.

Më herët, zëvendësi i Jahromit, Hamid Fattahi, tha se ekipet teknike kanë zbuluar përpjekje të shumta për të depërtuar në sistemet e komunikimit të Iranit.

Fattahi tha se hakerët "janë zmbrapsur fuqishëm".

Këto pretendime vijnë vetëm një javë pasi gjenerali Gholam Reza Jalali, udhëheqës i njësisë ushtarake të Iranit - përgjegjëse për luftën kundër sabotazhit, tha se telefoni celular i presidentit Hassan Rohani është përgjuar kohëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test