Miami Heat ndal serinë prej pesë fitoreve të Houston Rockets

Basketboll

Miami Heat ndal serinë prej pesë fitoreve të Houston Rockets

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Miami Heat dhe Houston Rockets

Fitore e ngushtë për skuadrën nga Florida.

U zhvilluan vetëm dy ndeshje në NBA, ku padyshim se pati edhe spektakël.

Në Florida Houston Rockets u dorëzua pas pesë fitoresh rresht, ndërsa Miami Heat konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke u ngjitur në zonën play-off të konferencës së Lindjes

Miami triumfoi me rezultat të ngushtë 101-99, falë paraqitjes së mirë të tërë ekipit, me në krye Josh Richardson i cili realizoi 22 pikë. Në krahun tjetër për Houstonin shkëlqeu James Harden me 35 pikë dhe 12 asistime, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas katër humbjesh rresht u rikthye më në fund te fitorja Los Angeles Clippers skuadra që i kishte befasuar të gjithë në fillimin e sezonit të ri.

Në Staples Center, kalifornianët triumfuan 125-121 ndaj Dallas Mavericks në një ndeshje shumë të rivalizuar.

Për të kthyer Clippersat në rrugën e duhur mendoi dyshja Danilo Gallinari-Lou Williams. Italiani realizoi 32 pikë, ndërkohë Lou Williams shtoi 26 pikë.

Për Clippers kjo ishte fitorja e 18-të sezonale në 31 takime me skuadrën e Doc Rivers që ka të njëjtin bilanc me rivalët e Los Angeles Lakers.

Te Dallas shkëlqeu si gjithmonë talenti slloven Luka Donçiq me 32 pikë por as paraqitja e tij nuk u mjaftoi teksanëve për të evituar humbjen e katërt rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat