Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet më 3 mars në Rahovec - Bota Sot
Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet më 3 mars në Rahovec

Basketboll

Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet më 3 mars në Rahovec

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:51
Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet më 3 mars në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës më 25.01.2019 ka marr vendim që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 03.03.2019 në Rahovec. Për orën dhe vendin e mbajtjes FBK do të njoftoj opinionin në javën e ardhshme.

Në Kuvendin e Punës, numri një i FBK-së, Arben Fetahu në emër të Bordit të FBK-së do të raportoj para delegatëve të Kuvendit për gjithë atë që është bërë në vitin 2018 dhe për gjithë punën që FBK pret ta bëjë në vitin 2019.

 Muaji shkurt për FBK-në është mjaft i ngjeshur duke pas parasysh faktin se të planifikuara janë 5 aktivitete:

Më 24 shkurt në Prishtinë, ndeshja Kosovë – Rumani në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021;

Prej 27 shkurt deri më 3 mars në Rahovec do të organizohet Final 8 i Kupës së Kosovës;

Prej 27 shkurt deri më 3 mars do të mbahet FIBA SCOD Camp për gjyqtarë në Gjakovë dhe Rahovec;

Prej 27 shkurt deri më 3 mars do të mbahet FIBA Kampi për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s në Gjakovë dhe Rahovec;

Më 3 mars do të organizohet Kuvendi i Punës së FBK-së në Rahovec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...