Harden i dhuron tjetër fitore Houstonit

Basketboll

Harden i dhuron tjetër fitore Houstonit

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:45
James Harden

Paraqitje fantastike nga ylli i skuadrës nga Teksasi.

Kur James Harden është në formë, Houston Rockets e ka gjithçka më të lehtë.

Ylli i skuadrës teksane ishte thjeshtë fantastik në fitoren 118-110 që regjistroi Houston në shtëpinë e Phoenix Suns.

44 pikë realizoi Harden në këtë duel ndërkohë që i ndihmoi Rockets edhe 6 asistime e 8 kërcime. Kjo është ndeshja e 27-të radhazi për basketbollistin e Houston që realizon mbi 30 pikë, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor edhe këtë sezon për të fituar titullin MVP për sezonin e rregullt.

Dorëzohet Denver Nugges që humbet 129-103 në Michigan përballë Detroit Pistons.

Disfatë kjo që djeg pasi Nuggets janë në garë të ngushtë me Golden State për kreun në Perëndim. Për vendasit shkëlqeu Drummond, autor i 27 pikëve e 12 kërcimeve.

Humbet edhe skuadra e San Antonio Spurs, që u mund 127-112 nga Sacramento Kings, sfidë ku vendasit dominuan pothuajse gjithë takimin. Bagley realizoi 24 pikë e 12 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeMare DeRozan.

Milwaukee Bucks vijon të kryesojë Konferencën e Lindjes pas fitores 113-94 ndaj Brooklyn Nets.

Giannis Antetokounmpo ishte i pandalshëm me 30 pikë dhe 15 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat