Malcolm Armstead është i Kosovës

Basketboll

Malcolm Armstead është i Kosovës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Malcolm Armstead

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka bërë një përforcim të madh.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka natyralizuar plejmejkerin amerikan, Malcolm Armstead.

Basketbollisti amerikan që pritej të vinte te Përfaqësuesja jonë në vitin e kaluar, më në fund e ka kompletuar kalimin.

Armstead do të bëhej pjesë e Kosovës qysh në vitin e kaluar në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, por tani do ta ketë rastin të debutojë pikërisht ndaj tyre në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’.

29-vjeçari është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës të dielën, ndërsa ka filluar stërvitjet të martën.

Armstead do të jetë amerikani i katërt i natyralizuar, pasi para tij kanë luajtur edhe basketbollistët si, Justin Doellman, Scott Bamforth dhe Shaën Jones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat