NBA: Këta janë 10 lojtarët që kanë shënuar 50+ pikë këtë edicion - Bota Sot
NBA: Këta janë 10 lojtarët që kanë shënuar 50+ pikë këtë edicion

Basketboll

NBA: Këta janë 10 lojtarët që kanë shënuar 50+ pikë këtë edicion

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:59
NBA

Edhe ky sezon në NBA ishte një prej atyre që dhuroi shumë spektakël.

Si gjithmonë, në ligën më të fortë të basketbollit në botë, nuk mund të mungonin edhe performancat e jashtëzakonshme individuale.

James Harden, LeBron James, Kevin Durant e shumë emra të tjerë kanë shkëlqyer këtë edicion, duke regjistruar shifra mahnitëse.

Mbrëmë, ishte Damian Lillard i cili realizoi 51 pikë për skuadrën e tij, duke u bërë lojtari i 10-të që prek këtë shifër këtë edicion.

Më poshtë ua përcjellim të gjithë lojtarët që kanë shënuar 50+ pikë këtë edicion.

LeBron James – 51 pikë – 18 nëntor, 2018
Derrick Rose – 50 pikë – 31 tetor, 2018
Blake Griffin – 50 pikë – 23 tetor, 2018
Damian Lillard – 51 pikë – 7 mars, 2019
Kevin Durant – 51 pikë – 29 nëntor, 2018
Stephen Curry – 51 pikë – 24 tetor, 2018
Klay Thompson – 52 pikë – 29 tetor, 2018
LaMarcus Aldridge – 56 pikë – 10 janar, 2019
Kemba Walker – 60 pikë – 17 nëntor, 2018
James Harden 3x– 61 pikë (23 janar, 2019) – 58 pikë (16 janar, 2019) – 54 pikë (26 nëntor, 2018)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...