Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Trepçës - Bota Sot
Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Trepçës

Basketboll

Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Trepçës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:04
Foto

Mysafirët shënuan pesë pikë më shumë se ekipi nikoqir në çerekun e parë (20:25) duke kaluar në avantazh që në fillim.

Vendasit u kthyen në fraksionin e dytë për t’i shënuar dy pikë më shumë (14:12), mirëpo shkuan në pushim tri pikë disavantazh.
 

Në dhjetëminutëshin e tretë, prizrenasit e ngritën edhe më shumë epërsinë (22:26) duke shkuar në shtatë pikë.

Dhe përkundër se e fituan çerekun e fundit (23:18), mitrovicasit nuk arritën që ta kthenin rezultatin në favor të tyre.

Kjo ishte fitorja e 10 për Ponte Prizrenin që ka regjistruar po aq humbje dhe renditet e katërta në tabelë me pikë të njëjta me Bashkimin që ndodhet një vend më poshtë.

Trepça ka regjistruar humbjen e 11-të, ndërsa me nëntë fitore të arritura, qëndron ne pozitën e gjashtë në tabelë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...