L.A. Lejkers i rikthehet fitoreve, mund Çikagon

Basketboll

L.A. Lejkers i rikthehet fitoreve, mund Çikagon

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:38
LeBron James

Skuadra e Lejkersit rikthehet te fitorja në NBA, pas 5 humbjesh radhazi, duke mundur 123-107 Çikagon në fushën e këtij të fundit. LeBron Xhejms ishte lider në fushë, duke realizuar 36 pikë e 10 kërcime, mbështetur edhe nga Kuzma me 21 pikë. San Antonio fitoi 112-105 ndaj Dallasit në derbin teksan. Portland befason Klipersin, duke fituar 125-104 në Los Anxhelos. Milluoki ruan kreun në Lindje, pas fitores 130-113 ndaj Nju Orlinsit, takim ku miqtë patën epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Fiton edhe skuadra e Denverit, që mundi 133-107 Minnesota-n, ndërsa Filadelfia, falë 26 pikëve të Simonsit, mundi 106-99 Klivlendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat