Harden 57 pikë por s'mjafton - Bota Sot
Harden 57 pikë por s'mjafton

Basketboll

Harden 57 pikë por s'mjafton

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:59
Harden 57 pikë por s'mjafton

Surpriza në ndeshjet e sotme në NBA, siç është fitorja 107-102 që Cleveland arriti ndaj Milwaukee, dy ekipe që renditen në skajet e kundërta të renditjes në Lindje. Ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga Cavaliers, ku u dalluan Sexton me 25 pikë e Clarkson me 23. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 126-120 Washington, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund. Markkanen me 32 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Humbet San Antonio, që ndalet pas 9 fitoresh radhazi. Spurs u mundën 110-105 nga Miami, një tjetër rezultat surprizë. Për teksanët mundoi lojtari lider, ndërsa për Miami u dallua Dragic, autor i 22 pikëve. Koha shtesë ndal Oklahomën, që u mund 123-114 nga Toronto. I zakonshmi Russell Westbrook realizoi 42 pikë e 11 rebound, por i vetëm nuk mundi të ndalte furinë kanadeze: Siakam 33 pikë, VanVleet 23 pikë e Leonard 22 pikë.

Pas kohës shtesë ndalet edhe Houston, që u mund 126-125 nga Memphis, ndeshje vendosur në sekondën e fundit. Conley me 35 pikë e Valanciunas me 33 pikë e 15 rebound u dalluan për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 57 pikë e Harden për teksanët. Orlando, falë 22 pikëve të Fournier dhe 20 të Gordon, mposhti 119-96 New Orleans, ndërsa Philadelphia fitoi duelin e pretendente me Boston 118-115. Ndeshje e mirë e Embiid, që realizoi 37 pikë e 22 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Milwaukee, 107-102

Orlando – New Orleans, 119-96

Philadelphia – Boston, 118-115

New York – Utah Jazz, 116-137

Chicago – Washington, 126-120

Memphis – Houston, 126-125

San Antonio – Miami, 105-110

Oklahoma – Toronto, 114-123

Portland – Dallas, 126-118

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...