Një palestër e re në kryeqytet e domosdoshme - Bota Sot
Një palestër e re në kryeqytet e domosdoshme

Basketboll

Një palestër e re në kryeqytet e domosdoshme

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:57
Një palestër e re në kryeqytet e domosdoshme

Sukseset e mëdha të Federatës së Basketbollit të Kosovës në vitet e fundit në garat ndërkombëtare dhe në nivel të organizimit të brendshëm të saj kanë bërë që krerët e FIBA-s ta vlerësojnë jashtëzakonisht shumë këtë të arritur të madhe të FBK-së brenda katër viteve të anëtarësimit në FIBA, ndërsa në të njëjtën kohë kjo punë e madhe e FBK-së po vlerësohet shumë edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, më saktësisht nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi.

Suksesi historik në parakualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019” me Përfaqësuesen A të Kosovës dhe më pas pjesëmarrja në kualifikime të kësaj gare më prestigjioze të basketbollit në botë, organizimi i FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë dhe shpallja kampion në këtë garë për t’u kualifikuar një Divizion më lartë, fitimi i organizimit të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, si dhe suksesi historik i Z Mobile Prishtinës në FIBA Europe Cup, kanë bërë që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të mendoj seriozisht për ndërtimin e një palestre të re në Prishtinë me kritere të FIBA-s.

Kështu ka deklaruar së fundi ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi në vizitën e tij në zyre të FBK-së, ku është pritur nga numri një i basketbollit kosovar, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Kryeqyteti, por edhe Kosova ka nevojë për një palestër me kapacitet dukshëm më të madh se këto aktualet, duke marr parasysh faktin se në të ardhmen FBK synon të organizoj një Kampionat me 24 ekipe të Përfaqësueseve të Reja, por edhe për nevojën e madhe për një palestër të tillë tani, kur dihet që FBK prej këtij viti garon me 6 Përfaqësuese të Reja në Kampionate Evropiane, 1 seniore te meshkujt dhe shumë shpejt pritet të garoj edhe me Përfaqësuesen seniore te femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...