Leonard shkëlqen në fitoren e Raptors përballë 76-ers - Bota Sot
Leonard shkëlqen në fitoren e Raptors përballë 76-ers

Basketboll

Leonard shkëlqen në fitoren e Raptors përballë 76-ers

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:44
Toronto Raptors triumfuan 101-96 ndaj Philadelphia 76ers

Dy fitore të skuadrave mysafire në dy ndeshje të zhvilluara mbrëmë në NBA.

Toronto Raptors triumfuan 101-96 ndaj Philadelphia 76ers, pas një paraqitjeje fantastike të Kawhi Leonard, që e mbylli takimin me 39 pikë dhe 14 kërcime, duke e barazuar serinë në 2-2.

Dhanë kontribut të çmuar për ekipin kanadez edhe Marc Gasol me 16 pikë e Kyle Lowry me 14 pikë, ndërsa në radhët e skuadrës së drejtuar nga Brett Brown Jimmy Butler ishte më i miri me 29 pikë e 11 kërcime, ndërsa dyshja Joel Embiid-Ben Simmons pati një mbrëmje zhgënjyese.

Një seri e mrekullueshme është edhe ajo mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets, me skuadrën në Kolorado që mori një fitore të madhe me rezultatin 116-112, duke barazuar serinë në 2-2.

I jashtëzakonshëm Jamal Murray me 34 pikë, ndërsa Nikola Jokiq realizoi triple-double, 21 pikë, 11 asistime e 12 kërcime.

Nuk mjaftoi për Blazers forma e mirë e treguar nga dyshja C.J. McCollum-Damian Lillard me 57 pikë në total (29 dhe 28 pikë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...