Ngadalë Blerand e merr frymë, se je president i një klubit të madh sportiv!  - Bota Sot
Ngadalë Blerand e merr frymë, se je president i një klubit të madh sportiv! 

Basketboll

Ngadalë Blerand e merr frymë, se je president i një klubit të madh sportiv! 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:53
Ngadalë Blerand e merr frymë, se je president i një klubit të madh sportiv! 

Klubi i basketbollit Prishtina është i gjithë qytetarëve dhe sportistëve, pa dallim partie! Prishtina është kampion i ri i Kosovës dhe me plotë meritë, ndërsa kryetari i këtij klubit, Blerand Stavileci, është shumë i frymëzuar dhe pak e ka politizuar këtë punë pas suksesit të madh, që është rreptësishtë e ndaluar të përdorë edhe politikën. Bindja juaj politike është e drejtë e juaja apo cilës parti i takon është e drejta juaja, por kujdes në politizimin e sportit, sepse sportistët lindin dhe vdesin sportist! E dimë të gjithë se ke qenë basketbollist i mirë dhe e dimë që jeni presidenti i një klubit të madh, por duhesh të ndalosh veten nga euforia e panevojshme.
“E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t'kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:

Image

Pa modesti se boll ke ma!
Qiky djali n'foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n'ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t'kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t'jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t'osht jeta qishtu keni me pas.
Tash mbani pak edhe shënime:
N'politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n'sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s'keni nevojë me marrë shënime!
Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n'vdekje!
Edhe për fund:
Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s'e dini se metni kaps prej komplekseve”, shkruan Stavileci.

Krejt në fund, ju keni të drejtë të festoni e të çmenduni në aspektin sportiv, aman mos e politizoni sportin sepse të gjithë tifozët që ishin në palestër, ishin sportiv dhe jo të skenës politike as nuk kishin ardhur nga grupet politike. Të gjithë të njohim si djalë i mirë dhe mos lejo veten të eskalosh në këtë formë, pa pikë nevoje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...