Ylli i Golden State Warriors, Klay Thompson, ka dërguar një mesazh emocionues për shokët dhe tifozët e skuadrës, para ndeshjes së gjashtë finale, kundër Toronto Raptors.
Mesazhi i Thompson lidhet edhe me lëndimin e yllit të skuadrës kampione në fuqi, Kevin Durant, i cili do të mungojë si pasojë e lëndimit.
Lojtari që luan në pozitën dy tek skuadra e Steve Kerr ka thënë se nuk do të ishin këtu pa ndihmën e KD, andaj sonte duhet të luajnë për të.
“Dita e ndeshjes, dhe padyshim një ditë e madhe. Por, ‘DubNation’, dua që të reflektoni mbi faktin se nuk do të ishim këtu pa ndihmën e këtij njeriu (Kevin Durant). Do më duhet që secili tifoz në palestër sonte që të sjell entuziazmin që K sillte në parket. Nuk do të jetë njësoj të futemi në atë tunel pa ty vëlla. Ne të gjithë e dimë rëndësinë që ka rikthimi ynë!! Asgjë nuk mund të krahasohet me madhështinë e këtij njeriu. Duke folur nga ‘Oracle’, të luajmë sonte për 47 vitet e mëdha të kësaj ndërtese. Ta marrim këtë ‘DubNation’! #BëjenipërK” ka shkruar Thompson.
Golden State Warriors e gjejnë vetën në disavantazh prej 3:2 me ndeshje, në serinë finale kundër Toronto, ku skuadra që fiton 4 takime shpallet kampione. Ndeshja e radhës mes dy skuadrave luhet sonte pas mesnate, me fillim nga ora 03:00.