Ministri i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3x3 - Bota Sot
Ministri i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3x3

Basketboll

Ministri i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3x3

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:44
Ministri i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3x3

Kosova për herë të parë të dielën do të debutojë në garat e FIBA Europe Cup në 3x3. Ekipin e Kosovës sot e ka pritur në një takim, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. 

Ai i ka uruar sukses ekipit të Kosovës, që për herë të parë po prezantohet në një garë të tillë, duke i ofruar përkrahjen, derisa gjithashtu duke shpresuar se do të kthehet me suksese. 

Ministri Gashi i ka dhuruar ekipit një flamur të Kosovës, me shpresë se ky flamur do të ngritet sa më lartë në Rumani.  

Në anën tjetër ekipi i Kosovës, së bashku me koordinatorin Agon Fehmiun, kanë folur për rëndësinë e garës që do të marrin pjesë, kurse kanë shtuar se do të japin 100 % nga vetja për të prezantuar sa më mirë shtetin e Kosovës. Në fund ata i kanë dhuruar një fanellë të Kosovës, ministrit Gashi, duke e falënderuar për përkrahjen.  

Ekipi i Kosovës përbëhet nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti. Kosova është në grup me Slloveninë dhe Andorrën, kurse garat do të zhvillohen të dielën. 

Garat 3x3 po mbështetet edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që shpreson se kjo lojë do të popullarizohet edhe më shumë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...