Kush mund të jetë pasardhës i Blerand Stavilecit te Prishtina?

Basketboll

Kush mund të jetë pasardhës i Blerand Stavilecit te Prishtina?

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:11
Stavileci dhe Vula

Ka disa ditë që Prishtina ka mbetur pa kryetar, pasi Blerand Stavileci dha dorëheqje.

Kjo ndodhi si rezultat i i ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore, të cilat i’a pamundësuan Stavilecit të mbante edhe postin e presidentit.

Drejtori Florian Miftari deklaroi që brenda këtij muaji Prishtina do ta emëroj presidentin e ri.

“Shumë shpejtë do të mbahet kuvendi. Mendoj që brenda 15 maksimumi 20 ditësh do të zgjedhim presidentin. Kjo varët edhe nga kuorumi në kuvend. Ne kemi 55 anëtarë dhe secili prej tyre ka të drejtë të kandidoj për president” deklaroi Miftari.

Mediumet kanë lakuar disa emra që mund të jenë kandidatë por sipas Miftarit asnjë prej tyre deri tani nuk është i saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat