Erdh në Kosovë e i çoi tre gishta selektori i Serbisë, ka edhe një mesazh!

Basketboll

Erdh në Kosovë e i çoi tre gishta selektori i Serbisë, ka edhe një mesazh!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:05
Erdh në Kosovë e i çoi tre gishta selektori i Serbisë, ka edhe një mesazh!

Marrja nuk ka fund! Vijnë e dalin nga Kosova sikurse në bahçe të babës së vet! Sovraniteti i Kosovës shkelet nga Serbia sa herë të dojnë dhe mbajnë edhe fjalime të zjarrta në tokën tonë pa u penguar nga askush.

Image

Në Leposaviq të shtunën (dje)

Në komunën e Leposaviqit u mbajt turneu i futbollit të vogël dhe në basketboll “Miqësia 2019”. Dhe aty ka ardhur edhe selektori i Serbisë në basketboll, Aleksandar Gjorgjeviq dhe ka çuar edhe tre gishta lart! Provokim i madh dhe dëshmoi se ai e ka në shpirt nacionalizmin, është kundër shqiptarëve!  

“Një delegacion i Federatës së Basketbollit të Serbisë, i përbërë nga presidenti Predrag Danilloviq, Sekretari i Përgjithshëm Dejan Tomasheviq, selektori Aleksandar Gjorgjeviq dhe ndihmëstrajneri Jovica Antoniq vizituan komunën e Leposaviqit”, bëhet e ditur nga Federata e Basketbollit e Serbisë.

“Ata u mirëpritën nga rreth 2,000 njerëz”, raport “Blic”. “Jam jashtëzakonisht krenar që jam këtu, faleminderit për ftesën tuaj, faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen që na jepni. Me ndihmën tuaj, me ndihmën e Zotit, shpresojmë të kthehemi me një medalje. Do të jetë edhe medalja juaj” tha Gjorgjeviq.

“Faleminderit qytetarë të Leposaviqit. Jam këtu për herë të parë dhe ndihem bukur”, tha mes tët jera Danilloviq. Ndërkaq, pritet që Federata e Basketbollit e Kosovës dhe institucionet tjera të reagojnë me këtë rast, me këtë veprim të turpshëm të Gjorgjeviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat