Vajzat kanë dhuruar spektakël në Prishtinë

Basketboll

Vajzat kanë dhuruar spektakël në Prishtinë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:26
Vajzat kanë dhuruar spektakël në Prishtinë

Dita e martë ishte pushim sa i përket ndeshjeve të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20 në Prishtinë, por nuk ka munguar spektakli. 

Të martën ishte ndeshja e “All Star” i vajzave U14, që gjithashtu ishin pjesëmarrëse në Kampin Nacional në Suharekë. 

Lindja kundër Perëndimit. Vajzat kanë dhuruar spektakël, derisa gjithashtu është organizuar edhe gara për tre pikë dhe gjuajtje të lirë. 

Të gjitha vashat kanë marrë medalje, derisa MVP është zgjedhur Rona Shala. 

Medaljet i kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, si dhe përfaqësuesja e FIBA-s, Natalie Sandmann.  

Kampionati Evropian vazhdon të mërkurën me ndeshjet e fazës së dytë të grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat