Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Europian - Bota Sot
Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Europian

Basketboll

Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Europian

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 00:30
Kosova

Kosova U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.

Dardanët e rinj kanë mundur Norvegjinë me rezultat 65:57 (10:18, 17:13, 22:12, 17:14). Basketbollistët e rinj të Kosovës përveç në çerekun e parë, kanë qenë më të mirë se norvegjezët, duke shënuar fitoren e parë në Europian, pas tri humbjeve.

Eliot Peci shënoi 15 pikë, por lojtari i ndeshjes ishte Visar Ejupi me 12 pikë e plot 17 kërcime, kurse me nëntë pikë ndihmoi Enes Huduti.

Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën do të jetë të martën ndaj Suedisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...