Dardanët e rinj pësojnë nga Zvicra

Basketboll

Dardanët e rinj pësojnë nga Zvicra

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:12
Dardanët e rinj pësojnë nga Zvicra

Kombëtarja e Kosovës U16 (meshkujt) kanë pësuar nga Zvicra me rezultat 55:68 (17:17, 10:19, 13:15, 15:17), në garë për vendet 21-24 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi në basketboll.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me kthesa, megjithatë, zviceranët triumfuan në fund. Ata kishin epërsi deri në 21 pikë dallim, por Kosova arriti të ngushtojë shifrat deri në gjashtë pikë, por pa arritur të triumfojë në këtë përballje.

Visar Ejupi edhe një herë u dallua te Kosova me 26 pikë dhe 17 kërcime.

Kosova të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e fundit në këtë Evropian, duke luftuar për pozitën e 23-të. Djelmoshat tanë shpresojnë në fitore dhe të përfundojnë në pozitën e 23-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat