Foto e vitit 1995, djemtë e Selmanit që sot janë emra të mëdhenj në Kosovë!

Basketboll

Foto e vitit 1995, djemtë e Selmanit që sot janë emra të mëdhenj në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:17
Foto e vitit 1995, djemtë e Selmanit që sot janë emra të mëdhenj në Kosovë!

Po kush nuk i njeh djemtë e Selmanit në botën sportive në Republikën e Kosovës!
Vëllezërit Granit dhe Fisnik Rugova, i pari është pensionuar nga loja aktive e basketbollit, i dyti është ende aktiv dhe goxha i fortë! 

Image

Fisniku dhe Graniti

Kjo fotografi është e vitit 1995, ku shihet Selmani me djemtë, Fisniku i pari dhe Graniti i dyti.
Graniti është drejtor në kombëtaren e Kosovës në basketboll, ndërsa Fisniku është basketbollist i dëshmuar i Sigal Prishtinës dhe i kombëtares së Kosovës. 

Fisniku është i martuar me aktoren e madhe Diellza Kolgeci dhe ka një vajzë me emrin Helena! 
Selmani është në pension, një kohë ka punuar edhe në Departamentin e Sportit të Kosovës.

Një familje që jeton me sportin.  

Krejt në fund, Selmani përveç që e dashuron sportin është merakli edhe në shalqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat