Patrick Beverley gjobitet me 5 mijë dollarë nga NBA, arsyeja interesante

Basketboll

Patrick Beverley gjobitet me 5 mijë dollarë nga NBA, arsyeja interesante

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 06:18
Patrick Beverley

Patrick Beverley është dënuar nga NBA.

Beverley njihet si një nga lojtarët më të mirë defensivë në NBA, por ai është një nga më problematikët.

Pat shquhet për aftësinë e tij që të nervozojë kundërshtarin, duke e mposhtur fillimisht me mendje, pastaj duke e dominuar edhe në lojë.

Por, metodat e tij nuk funksionuan ndaj Houston Rockets dhe James Harden. Beverley tentoi të fitonte lojën e nervave me Harden duke simuluar për një faul, por kjo nuk i iku krerëve të NBA.

‘Clutchpoints’ raporton se Beverley është dënuar me 5 mijë dollarë për shkak se simuloi në ndeshjen ndaj  Rockets.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij sezoni që anëtari i LA Clippers bënë një gjë të tillë, dhe tashmë nuk është falur nga NBA.

Mbetet të shihet nëse ky do të jetë mësimi për Pat, ose ai do të vazhdojë me avazin e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat