Rahoveci, skuadra e parë që shënon më shumë se 1000 pikë pas 12 xhirove

Basketboll

Rahoveci, skuadra e parë që shënon më shumë se 1000 pikë pas 12 xhirove

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:55
Foto

Skuadra e basketbollit, KB Rahoveci është bërë skuadra e parë që pas 12 xhirove ka arritur të shënojë më shumë se 1000 pikë.

Rahoveci në 12 xhirot e para ka shënuar 1060 pikë, ndërsa ka pësuar 845.

Rahoveci njëkohësisht është lider në Superligë me 23 pikë, i ndjekur nga Golden Eagle Ylli me 19 pikë, aq sa ka Bashkimi në vendin e tretë, ndërsa kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina është në vendin e  katër me 17 pikë.

“Vreshtarët” në ndeshjen e radhës janë mysafirë të Bashkimit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat