Rahoveci përballë liderit

Basketboll

Rahoveci përballë liderit

Më: 8 janar 2020 Në ora: 14:06
Rahoveci

Rahoveci të enjten (nesër) do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë në Ligën Balllkanike.

Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin, Academia Bultex, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00. 

Rahoveci në pjesëmarrjen e parë në Ligën Ballkanike ka një fitore dhe katër humbje, derisa skuadra bullgare ka pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. 

Skuadra kosovare ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror, andaj përballja e së enjtes pritet të jetë shumë interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat