Sulmohet autobusi i klubit të Bashkimit!

Basketboll

Sulmohet autobusi i klubit të Bashkimit!

Më: 17 janar 2020 Në ora: 00:25
Sulmohet autobusi i klubit të Bashkimit!

Sot u zhvillua takimi mes KB Trepçës dhe KB Bashkimit në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Klubi i BashkimiT ka fituar derbin ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 69:70.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për klubin e Bashkimit. Autobusi i skuadrës së Bashkimit është sulmuar nga persona të panjohur pas përfundimit të ndeshjes.

Madje, klubi i Bashkimit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook pretendon se personat e panjohur kishin tentuar të sulmojnë zyrtarët e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat