Pamje 3D: Ja si ndodhi rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant

Basketboll

Pamje 3D: Ja si ndodhi rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Pamje nga videoja

TheFlightChannel në YouTube, i cili rikrijon video të përplasjes së aviacionit, ka publikuar pamje 3D të fluturimit me helikopter ku mbet i vdekur Kobe Bryant, vajza e tij dhe të tjerët në bord.

Ndërkohë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, i cili po drejton hetimet për shkaqet e aksidentit, raportoi se helikopteri ku udhëtonte Bryant dhe 8 personat e tjerë nuk ka pasur asnjë problem në motor.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton gjithashtu dhe rolin që mjegulla mund të ketë pasur në aksident dhe përfundimet e hetimit pritet të zgjasin të paktën 1 vit.

Instrumentat e mjetit fluturues u gjetën të dëmtuara nga përplasja dhe pjesa më e madhe e tyre ishin djegur.

Hetuesit besojë se meqenëse një pemë u gjet me shenja prerje në vendin ku ndodhi përplasja tregon se motori i helikopterit ka funksionuar më së mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat