Grapci pronar, jo punëtor i parkingut - Bota Sot
Grapci pronar, jo punëtor i parkingut

Basketboll

Grapci pronar, jo punëtor i parkingut

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 00:59
Valdet Grapci

Disa media ditë më parë patën raportuar se ish- basketbollisti Valdet Grapci, punon si punëtor në një parking të automobilave.

Por, burime të medias kanë marrë vesh se Grapci është pronar i këtij parkingu, dhe nuk është siç është pretenduar se ai është punëtor.

Ky biznes është i tij.

Valdet Grapci ka një karrierë të gjatë në basketbollin kosovar.

Ai ka luajtur për Dukagjinin duke u shpallur edhe disa herë kampion.

Basketbollisti pejan luajti një edicion edhe në Prishtinë.

Grapci do të mbahet si lojtar më i vjetër që ka qenë aktiv, duke qenë aktiv deri pas moshës 44-vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat