Largohet Ilievski, rikthehet Loci

Basketboll

Largohet Ilievski, rikthehet Loci

Më: 11 mars 2020 Në ora: 16:35
Largohet Ilievski, rikthehet Loci

Klubi i basketbollit Rahoveci konfirmon largimin e trajnerit Marjan Ilievski, ndërsa në bankinën e tyre rikthehet Bujar Loci.

“Largohet Marjan Ilievski, rikthehet Bujar Loci. Synonim një rrugëtim më të gjatë së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne kemi vendosur ta bëjmë një gjë të tillë, por se këtë e kërkoi vet Ilievski.  

Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s'ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu.

Secili që në njëfarë forme apo tjetrën kontribuon për klubin tonë, mbetet pjesë e nesh, kësisoj e falënderojmë për gjithë mundin e tij për të shënuar sukses.

 Loci ndërkaq është vendosur si pasuesi më i mirë i tij. Loci për dy vite, me kapacitete edhe më të vogla në kualitet arriti që ta dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale, me shpresën se e treta dhe e vërteta të bëhen realitet këtë edicion”, njofton KB Rahoveci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat