Ylli i Lakers aspak optimist për koronavirusin: Nuk mendoj se ky sezon do të mbyllet

Basketboll

Ylli i Lakers aspak optimist për koronavirusin: Nuk mendoj se ky sezon do të mbyllet

Më: 21 mars 2020 Në ora: 23:18
Jared Dudley

Basketbollistët e NBA kanë filluar të mendojnë se sezoni aktual nuk do të mbyllet.

Anëtari i Los Angeles Lakers dhe veterani i NBA, Jared Dudley, beson se basketbolli në NBA nuk do të kthehet këtë sezon.

Virusi tashmë ka prekur edhe lojtarë të NBA, përfshirë Kevin Durant, dhe Dudley beson se mund të jetë e pamundur që të luhet përsëri këtë edicion.

“Sapo dëgjova lajmet që nuk ka më stërvitje, dhe nëse kjo ndodh për një muaj apo dy, unë e shoh të pamundur të kthehemi në sezon, sepse tani i thoni një atleti profesionist ‘Për 60 deri në 80 ditë nuk keni stërvitje’” ka thënë Dudley.

“Nuk jam aspak optimist aktualisht. Përveç nëse këtu ndodh diçka për 30 ditët e ardhshme. Kur të fillojnë të testohen të gjithë, do të dëgjoni për më shumë raste, pasi është lehtë të përhapet” ka shtuar veterani i Lakers.

Mbetet të shihet se cila do të jetë shkalla e përhapjes në ditët e ardhshme. Situata në vende si Italia është gjithmonë duke u përkeqësuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat